image Foshnjës që vdiq në Skenderaj, i mbeti rriska e sallamit në fyt

Siguri

Foshnjës që vdiq në Skenderaj, i mbeti rriska e sallamit në fyt

news image

Gazeta Sinjali ka raportuar sot për vdekjen e një fëmije që ka ndodhur dje rreth orës 15:00 në Skenderaj.

Mësohet se shkak i vdekjes së tij u bë një rriskë e sallamit, e cila ishte e pamundur t’i largohej nga fyti çka ia ka pamundësuar atij frymëmarrjen.

Në lidhje me rastin Policia e Kosovës pati raportuar se fëmija është dërguar me Emergjencë në spital, ku dhe aty ka ndërruar jetë.

Por, zv.drejtoresha e QKMF-së në Skenderaj, Florentina Shala – Gashi tregon për T7 se ato pjesë të sallamit ishte e pamundur të largohen për të liruar frymëmarrjen e foshnjës.

Është intervenuar menjëherë dhe janë larguar disa trupa të huaj, gjegjësisht sallam nga trupi i foshnjës. Ekipa ka intervenuar dhe menjëherë është nisur për spitalin regjional në Mitrovicë dhe atje është bërë konfirmimi i vdekjes“, tha ajo.

Familja e foshnjës tashmë kanë hapur të pamën në Polac të Skenderajt. Ata kanë konfirmuar se ishte një copë sallami, ajo që i mori jetën fëmijës.

Ndërsa, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se trupi i pajetë i një-vjeçarit është dërguar për obduksion.

/GazetaSinjali/