Ukrainasit të vendosur brenda Odesas, qytetit të fortifikuar që është objektivi i radhës i Putinit, ndërsa njerëzit përgatiten për luftë.
Odesa është qyteti i tretë më i madh i Ukrainës dhe është strategjikisht i rëndësishëm për Vladimir Putin. Nëse ai mund të marrë qytetin, atëherë ai mund të shkëputë Ukrainën nga deti, prandaj është një nga objektivat kryesore të ofensivës ruse.
Një burrë mban hapur një qese të bardhë ndërsa një tjetër e mbush me rërë.
Pastaj kori fillon të këndojë. Është një serenatë e kohës së luftës për t’u dhënë vullnetarëve pak shtytje për të vazhduar, sepse në plazhet e Odesa – porti i Detit të Zi që mendohet të jetë objektivi i ardhshëm i Presidentit Putin – ata po përgatiten të mbrohen.
“Kjo është shumë e rëndësishme sepse çdo thes me rërë është jeta e dikujt“, thotë Albert Kabakov, një vullnetar, raporton skynews.
Kori po këndon himnin kombëtar të Ukrainës në erë dhe borë.
Mbushja me rërë vazhdon: 350,000 thasë janë mbushur në vetëm dy javë. Të gjithë këtu duan vetëm të mbijetojnë.
Forcat e Putinit besohet se janë afër dhe po përparojnë nga jugu. Ka pasur raporte se luftanijet ruse janë përgjatë bregdetit, por nuk janë konfirmuar.