image Formimi i Qeverisë së re, Kurti takon përfaqësuesit e komunitetit rom

Kosovë

Politikë/ Formimi i Qeverisë së re, Kurti takon përfaqësuesit e komunitetit rom

news image

Kryetari Albin Kurti, së bashku me anëtarin e Kryesisë së Lëvizjes Xhelal Sveçla, takoi sot kandidatin për deputet nga komuniteti rom, kryetarin e PREBK, Albert Kinolli.

Sipas njoftimit të Vetëvendosjes në këtë takim është biseduar për qeverinë e re dhe për mundësitë e bashkëpunimit drejt një shtetndërtimi demokratik që siguron mirëqenie e progres për gjithë qytetarët e Republikës.

“Në takimin miqësor me z. Kinollin, që përfaqëson komunitetin rom në Kosovë, biseduam për mbarëvajtjen dhe rezultatin e procesit zgjedhor që pritet të çertifikohet këto ditë, për qeverinë e re dhe për mundësitë e bashkëpunimit drejt një shtetndërtimi demokratik që siguron mirëqenie e progres për gjithë qytetarët e Republikës.” thuhet në njoftim.

Sipas Vetëvendosjes, kryetari Kurti e njoftoi Kinollin me prioritetet e qeverisë së re, ku, krahas zhvillimit ekonomik për punësim dhe sundimit të ligjit e luftimit të korrupsionit të lartë, të rëndësishëm e sheh si zbatimin e politikave sociale që zbusin pabarazinë ashtu edhe krijimin e një kohezioni shoqërorë që zhvillon dhe integron, gjithnjë duke theksuar të përbashkëtat para dallimeve, edhe pakicat kombëtare që jetojnë në Kosovë.

Në fund të këtij takimi, Kurti e Kinolli shprehën dëshirën ta vazhdojmë komunikimin dhe bashkëpunimin e mëtejmë, thuhet në njoftimin e Lëvizjes Vetëvendosje. /Gazeta Sinjali/