image Formimi i qeverisë, Kurti takohet me liderin e koalicionit VAKAT

Kosovë

Numrat/ Formimi i qeverisë, Kurti takohet me liderin e koalicionit VAKAT

news image

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është takuar me kryetarin e koalicionit VAKAT, Rasim Demiri, i cili në zgjedhjet e fundit, i ka fituar 7 ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Në një shkrim në Facebook, Kurti tha se me Demirin i kanë uruar suksese njëri-tjetrit, dhe kanë biseduar për gjendjen e komunitetit boshnjak.

“Koalicioni VAKAT ka korrur rezultat shumë të mirë në zgjedhjet e 6 tetorit. Në Prizren kanë dalë të katërtit, menjëherë pas LVV, PDK e LDK. Në legjislaturën e shtatë do t’i kenë dy deputetë. Me z. Rasim Demirin u takuam sot dhe ia uruam suksesin njëri-tjetrit. Biseduam për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, gjendjen e komunitetit boshnjak dhe sfidat socio-ekonomike e politiko-institucionale të shtetit të Kosovës e qeverisë sonë të re”, ka shkruar Kurti.

https://www.facebook.com/albini2017/posts/704704820029405