image Formacioni zyrtar i Realit ndaj Man Cityt

Futboll

Formacioni zyrtar i Realit ndaj Man Cityt

news image

Real Madridi dhe Manchester City do të përballen në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve të mërkurën mbrëma.

Në ndeshjen e parë të zhvilluar në Angli, Manchester City triumfoi me rezultat 4-3 ndaj spanjollëve.

Real Madridi do të kërkojë përmbysjen e rezultatin sonte kur luajnë pranë shikuesve të vet.

Madrilenët tashmë kanë publikuar formacionin startues për këtë përballje, teksa Man City do ta publikojë pak më vonë.

Real Madrid: Courtois, Carvajal, Millitao, Nacho, Mendy, Modric, Casemiro, Kroos, Valverde, Vinicius Jr, Benzema.

/GazetaSinjaliSport/