image Formacioni i ri i Barcelonës, pas përforcimeve të janarit

Futboll

Formacioni i ri i Barcelonës, pas përforcimeve të janarit

news image

Me përforcimet e reja Xavi synon të arrijë në top 4-shen e La Ligës.

Barcelona ka arritur të forcojë ndjeshëm skuadrën e saj gjatë afatit kalimtar të janarit, sidomos në repartin ofensiv.

‘Blaugranët’ mund të kenë probleme financiare, por gjithsesi kanë arritur të bëjnë tri nënshkrime të reja.

Ferran Torres arriti në një marrëveshje 47 milionë funte nga Manchester City në fillim të afatit kalimtar, dhe kjo lëvizje u pasua nga ardhja në huazim e Adama Traore dhe e Aubameyang (akoma nuk dihen detajet, vetëm dihet se lojtari ka nënshkruar një kontratë me Barcën) në minutat e fundit.

Me lëndimin e Ansu Fatit, Aubameyang do të zë vendin e tij në qendër të sulmit me Torres dhe Adama përkrah tij.

Mesfusha pritet të udhëhiqet nga Busquets, Pedri dhe Gavi, derisa në krahët e mbrojtjes pritet Alves dhe Alba, në qendër me Araujo dhe Pique, dyshe e konfirmuar në këtë sezon.

Formacioni i mundshëm i Barcelonës me nënshkrime të reja:

Ter Stegen, Alba, Araujo, Pique, Alves, Busquets, Gavi, Pedri, Torres, Adama, Aubameyang. /Gazeta Sinjali Sporti/