Serie A ka shpallur formacionin më futbollistët që shkëlqyen në xhiron e katërt, shkruan Sinjali Sport.
Elita e futbollit italian u përmbyll me fitoren e djeshme të Napolit në udhëtim ndaj Udineses me rezultat të thellë 0-4.
Megjithatë vëmendja në këtë javë ishte në derbin: Juventus – Milan, që përfundoi baras 1:1.
Amir Rrahmani pas paraqitjes fantastike dhe golit hyri në formacionin e kësaj jave me notën 8.3.
Në këtë formacion bëjnë pjesë nga katër futbollistë prej Napolit dhe Sampdoria, ndërsa nga një prej Lazios, Fiorentinës dhe Genoas.
Ylli i javës ishte Antonio Candreva, i cili shkëlqeu me një gol dhe një asistim në fitoren 0-3 ndaj Empolit, ku u vlerësua me notën 9.3.