image Formacionet zyrtare, West Ham - Chelsea

Futboll

Formacionet zyrtare, West Ham – Chelsea

news image

West Ham dhe Chelsea do të hapin duelin e xhiros së 23-të në Premier League të shtunën.

West Ham ndodhet vetëm një pozitë larg zonës së rënies nga liga, duke u ranguar në të 17-ën me 19 pikë të mbledhura pas 21 xhirove.

Chelsea ndërkohë renditet në pozitën e 9-të me 30 pikë të mbledhura.

Dy skuadrat kanë publikuar formacionet zyrtare, ndërkohë që Joao Felix është rikthyer në 11-shen startuese pasi mungoi për tre ndeshje për shkak të suspendimit, i cili u ndëshkua me karton direkt të kuq në ndeshjen debutuese ndaj Fulham.

West Ham United: Fabianski, Coufal, Kehrer, Ogbonna, Aguerd, Emerson, Rice, Paqueta, Benrahma, Bowen, Antonio.

Chelsea: Kepa, James, Silva, Badiashile, Cucurella, Fernandez, Madueke, Felix, Loftus-Cheek, Mudryk, Havertz.

Dueli fillon nga ora 13:30.

/GazetaSinjaliSport/