La Liga rikthehet sonte pas një pauze gati dy-mujore, për shkak të Kupës së Botës.
Real Madridi del në fushë sonte për herë të parë që nga 10 nëntori, kur kishte pritur në shtëpi skuadrën e Cadiz, duke triumfuar me rezultat 2-1.
Madrilenët humbën kreun e tabelës, kur përpara fitores ndaj Cazdis, ata dështuan të fitojnë dy ndeshje radhazi, fillimisht duke barazuar me Gironan në shtëpi, dhe humbur më pas në transfertë ndaj Rayo Vallecanos.
Barcelona ndodhet lider i tabelës me 37 pikë, teksa madrilenët kanë dy pikë më pak.
Ndërkohë Valladolid ndodhet në pozitën e 15-të me 17 pikë pas 14 xhirove.
Dy skuadrat tashmë kanë publikuar formacionet zyrtare:
Real Valladolid XI: Masip; Fresneda, Joaquín, Javi Sánchez, Escudero; Roque Mesa, Aguado, Monchu, Iván Sánchez, Óscar Plano; Sergio León.
Real Madrid XI: Courtois; Carvajal, Alaba, Rüdiger, Mendy; Fede Valverde, Kroos, Ceballos; Asensio, Benzema, Vinicius.
Dueli fillon nga ora 21:30, teksa tek ‘galaktikët’ është rikthyer në formacion bomberi Karim Benzema.