image Fillon takimi PSG-Lille/ Messi startues

Futboll

Fillon takimi PSG-Lille/ Messi startues

news image

Ka filluar takimi i parë i javës së 12-të në Ligue 1 mes Paris Saint-Germain dhe Lille, në “Parc des Princes”, shkruan Sinjali Sporti.

Pas barazimit në takimin me Marseille, PSG sonte kërkon fitore ndaj Lille.

Ndërsa, kampioni në fuqi, Lille, synon të ngjitet në tabelë, pasi gjendet në vendin e 10-të.

Të dy ekipet kanë publikuar edhe formacionet startuese për këtë sfidë.

Messi, Neymar e Kimpembe do të jenë pjesë e formacionit startues të Paris Saint-Germain.

Ndërsa për Lille do të luajnë Yilmaz, Sanches e David.

/Gazeta Sinjali Sporti/