image Formacionet zyrtare: Roma - Spezia/ Startojnë Kumbulla dhe Manaj

Futboll

Formacionet zyrtare: Roma – Spezia/ Startojnë Kumbulla dhe Manaj

news image

Roma do ta mbyll javën e 17-të në Serie A me sfidën ndaj Spezias, shkruan Sinjali Sport.

Giallorossi e pret në Olimpico skuadrën e Spezias me fillim nga ora 20:45.

Mourinho kërkon vetëm fitoren, e cila do ta mbajë në hap për një pozitë në top 4-she.

Roma ka 25 pikë në pozitën e tetë, përderisa Spezia me 12 pikë mban vendin e 17-të.

Nga fillimi në këtë takim do të paraqiten dy futbollistët e Kombëtares së Shqipërisë, Marash Kumbulla dhe Rey Manaj.

Formacionet zyrtare janë këto:

ROMA (3-5-2): Rui Patricio; Smalling, Kumbulla, Ibanez; Karsdorp, Cristante, Veretout, Mkhitaryan, Vina; Mayoral, Abraham.

SPEZIA (3-5-2): Provedel; Amian, Erlic, Nikolaou; Gyasi, Maggiore, Sala, Kovalenko, Reca; Strelec, Manaj. /Gazeta Sinjali Sporti/