Real Madrid do të mirëpres sonte në “Bernabeu” skuadrën e Valencias, të cilët vetëm pak ditë më parë shkarkuan teknikun e tyre, Gennaro Gattuso për rezultatet e dobëta në javët e fundit.
Italiani Carlo Ancelotti nuk ka surprizuar aspak me skemën e tij, teksa i ka rreshtuar lojtarët në fushë me formulën 4-3-3, ku në portë si zakonisht është pozicionuar belgu, Thibaut Courtois. Nacho Fernandez, Militao, Rudiger dhe Camavinga plotësojë prapavijën, ndërsa Ceballos, Luka Modric dhe Toni Kroos do të “dirigjojnë” lojën në mesfushë. Në sulm Marco Asensio do t’i vijë në ndihmë dyshes potente të “madrilenëve”, Benzema-Vinicius Junior.
Në krahun tjetër, për t’i bërë ballë “furisë” së “galaktikëve”, tekniku i përkohshëm Voro ka zgjedhur skemën 4-4-2, ku në portë është vendosur 22-vjeçari i talentuar nga Gjerogjia, Giorgi Mamardashvili. Në mbrojtje Gaya, Diakhaby, Gabriel Paulista dhe Folquier, ndërsa mesfusha plotësohet nga Castillejo, Almeida, Guillamon dhe Musah. Me sulmin që i ëshët besuar dyshes Lino-Cavani. /abcnews.al