image Formacionet zyrtare: Real Madrid – Mallorca, Ancelotti pushon disa nga yjet

Futboll

Formacionet zyrtare: Real Madrid – Mallorca, Ancelotti pushon disa nga yjet

news image

Gjiganti spanjoll, Real Madrid do përballet me Mallorcan në kuadër të xhiros së gjashtë të Laligas, shkruan Sinjali Sport.

Los Blancos presin në “Santiago Bernabeu” të inkuadruarën në elitën e futbollit spanjoll nga ora 22:00.

Mbretërit kanë filluar mjaft mirë sezonin e ri, ku në pesë ndeshjet e para ka katër fitore e një barazim dhe nëse fiton sot i merr përsëri kreun rivalit të qytetit, Atleticos.

Në tjetrën anë, Mallorca po ashtu ka një start të mbarë, me tetë pikë në pozitën e dhjetë.

Carlo Ancelotti ka pushuar disa nga yjet duke i lënë në bankë si: Hazard, Casemiro, Modric e Vazquez.

Formacionet zyrtare janë publikuar:

Real Madrid: Courtois, Nacho, Militao, Alaba, Miguel, Valverde, Camavinga, Asensio, Rodrygo, Vinicius, Benzema.

Mallorca: Reina, Sastre, Valljent, Olivan, Costa, Battaglia, Baba, Rodriguez, Junior, Kubo, Mboula.

/Gazeta Sinjali Sporti/