image Formacionet zyrtare: PSG –Nantes, Messi rikthehet si titullar

Futboll

Formacionet zyrtare: PSG –Nantes, Messi rikthehet si titullar

news image

Paris Saint-Germain i rikthehet ndeshjeve kampionale, pas pushimit të kombëtareve, raporton Sinjali Sport.

Gjiganti francez e pret skuadren e Nantes me fillim nga ora 17:00, në ‘Parkun e Princave’.

Kryeqytetasit francez janë dukshëm më të mirët në ligë me 34 pikë, dhjetë më shumë se skuadra e dytë Lens, derisa mysafirët me 18 pikë janë në vendin e 11-të.

Formacionet janë publikuar ku nga fillimi do të paraqitet edhe Leo Messi, i cili është rikthyer nga lëndimi.

PSG:  Navas – Hakimi, Kehrer, Diallo, Bernat – Paredes, Verratti, Gueye – Messi, Mbappé, Neymar

Nantes:  Lafont – Corchia, Girotto, Castelletto, Fabio – Coco, Chirivella, Moutoussamy, Blas – Coulibaly, Kolo Muani /Gazeta Sinjali Sporti/