image Formacionet zyrtare në derbin e Ligue 1: Lyon – Marseille/ Shaqiri titullar i padiskutueshëm

Futboll

Formacionet zyrtare në derbin e Ligue 1: Lyon – Marseille/ Shaqiri titullar i padiskutueshëm

news image

Kryendeshja e javës së 14-të në elitën e futbollit francez është ajo mes Lyonit e Marseille, raporton Sinjali Sport.

Derbi më i madh në Francë do të luhet me fillim nga ora 20:45, në stadiumin ‘Parc Olympique Lyonnais’.

Në renditjen tabelore skuadra mysafire qëndron më mirë, pasi ka 23 pikë në pozitën e pestë, kurse vendasit me 19 pikë gjenden në vendin e 10-të.

Rivaliteti i madh nuk pritet të jetë vetëm në fushë, pasi edhe tifozeritë kanë një përballje të kamotshme, duke e bërë këtë duel të zjarrtë.

Formacionet për këtë sfidë mes dy skuadrave janë dalur, ku nga fillimi për Lyonin do të paraqitet, Xherdan Shaqiri.

/Gazeta Sinjali Sporti/