image Formacionet zyrtare: Man United - Wolves/ Ronaldo kapiten

Futboll

Formacionet zyrtare: Man United – Wolves/ Ronaldo kapiten

news image

Xhiroja e 21-të në Premierligë mbyllet me takimin mes Manchester United dhe Wolverhampton Wanderers, shkruan Sinjali Sport.

Djajtë e Kuq i presin ujqërit në ‘Teatrin e Ëndrrave’ me fillim nga ora 18:30, në ndeshjen e parë të vitit 2022 për të dy skuadrat.

Dy ekipet në fjalë kërkojnë fitoren, që të mbesin në garë për pozitat që dërgojnë në garat evropiane.

Man United me 31 pikë gjendet në vendin e shtatë, me katër pikë më pak se Arsenali që mban pozitën e katër por që ka dy lojë më shumë.

Wolves në anën tjetër po ashtu ka dy lojë më pak dhe ka 25 pikë në vendin e nëntë.

Formacionet zyrtare janë publikuar, ku Cristiano Ronaldo ka rrëmbyer shiritin e kapitenit, pasi Harry Maguire mungon.

/Gazeta Sinjali Sporti/