image Formacionet zyrtare: Lazio – Inter/ Rikthehet Immobile, Muriqi në bankë

Futboll

Formacionet zyrtare: Lazio – Inter/ Rikthehet Immobile, Muriqi në bankë

news image

Lazio e Inter përballen në kuadër të xhiros së tetë në Serie A, shkruan Sinjali Sport.

Derbi i ditës së sotme në futbollin italian zhvillohet në “Olimpico” me fillim nga ora 18:00.

Nerazzurri me 17 pikë janë në pozitën e tretë në renditjen tabelare, kurse vendasit me 11 pikë janë në pozitën e gjashtë.

Formacionet për këtë takim janë publikuar dhe në bankë rezervë janë Muriqi e Strakosha, kurse Hysaj luan nga fillimi.

Lazio (4-3-3): Reina; Marusic, Luiz Felipe, Patric, Hysaj; Milinkovic-Savic, Leiva, Basic; Felipe Anderson, Immobile, Pedro. 

Inter (3-5-2): Handanovic; Skriniar, De Vrij, Bastoni; Darmian, Barella, Brozovic, Gagliardini, Dimarco; Dzeko, Perisic. /Gazeta Sinjali Sporti/