Janë publikuar formacionet zyrtare nga dy skuadrat që do të ballafaqohen sot Torino dhe Milan, raporton Sinjali Sport.
Ylli i Kosovës, Mërgim Vojvoda pas dy ndeshjeve rresht ku shënoi gol dhe duke qenë një nga futbollistët më të mirë, është lënë në bankën rezervë për këtë takim.
Torino gjendet në pozitën e 16-të me 35 pikë, ndërsa mysafirët janë në vendin e katërt me 72 pikë të grumbulluara.
Dy skuadra me objektiva të kundërta, njëra që dëshiron plasmanin në Ligën e Kampionëve, kurse tjetra që të sigurojë mbijetesën përballen në ora 20:45 në stadiumin “Olimpico di Torino”.
Torino: Sirigu; Lyanco, Bremer, Buongiorno; Singo, Baselli, Mandragora, Linetty, Rodriguez; Bonazzoli, Zaza.
Milan: Donnarumma; Calabria, Kjaer, Tomori, Theo Hernandez; Bennacer, Kessie; Castillejo, Brahim Diaz, Calhanoglu; Rebic.