Xhiroja e 19-të e Premier League do të hapet sonte me një përballje londineze.
Fulham do ta mirëpresë në shtëpi skuadrën fqinje të qytetit, Chelsea, me fillim nga ora 21:00.
Chelsea është në krizë rezultatesh dhe do të kërkojë që sonte t’i japë fund një ecurie negative. Blutë kanë vetëm një fitore në 7 ndeshjet e fundit.
Blutë pozicionohen në pozitën e 10-të me 25 pikë të mbledhura.
Ndërkohë Fulham pozicionohet në një pozitë më të favorshme, e ranguar në pozitën e 7-të, me 28 pikë të mbledhura, teksa ka fituar secilën nga tre ndeshjet e fundit në ligë.
Dy skuadrat tashmë kanë publikuar formacionet zyrtare.
Fulham XI: Leno; Tete, Adarabioyo, Ream, Robinson; Reed, Palhinha, Pereira; Decordova-Reid, Vinicius, Willian.
Chelsea XI: Kepa, Azpilicueta, Silva, Chalobah, Koulibaly, Hall, Kovacic, Zakaria, Mount, Havertz, Felix.
Your Blues tonight! ????@ParimatchGlobal | #FulChe pic.twitter.com/92r6LNSG8M
— Chelsea FC (@ChelseaFC) January 12, 2023