Borussia Dortmund luan ndaj Greuther Furth në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 16-të në Bundesligë, raporton Sinjali Sport.
Zieverdhët presin në ‘Signal Iduna Park’ skuadrën e promovuar në ligë këtë sezon, me fillim nga ora 20:30.
Borussia kërkon t’i rikthehet fitoreve pas një barazimi dhe një humbje si dhe të mbajnë hapin me rivalin e përbetuar, Bayern Munich, e cila fitoi dje dhe i iku në krye me nëntë pikë.
Dortmundi ka 31 pikë në pozitën e dytë dhe vetëm fitorja është ajo që e kërkojnë, përderisa mysafirët janë larg në vendin e fundit me vetëm katër pikë të grumbulluara.
Formacionet zyrtare janë publikuar për këtë takim:
???? Rein ins letzte Heimspiel! ???? pic.twitter.com/KqfCdLg9FW
— Borussia Dortmund (@BVB) December 15, 2021
Unsere 1⃣1⃣ für das letzte Auswärtsspiel des Jahres beim @BVB!#kleeblatt #BVBSGF pic.twitter.com/b0sO9WKNYV
— SPVGG GREUTHER FÜRTH (@kleeblattfuerth) December 15, 2021