image Formacionet zyrtare: Chelsea - Fulham, starton blerja rekorde e londinezëve, Fernandez

Futboll

Formacionet zyrtare: Chelsea – Fulham, starton blerja rekorde e londinezëve, Fernandez

news image

Chelsea dhe Fulham do të hapin sonte xhiron e 21-të në Premier League.

Fulham ndodhet në pozitën e 7-të aktualisht me 31 pikë të mbledhura, megjithatë në dy ndeshjet e fundit ka pësuar dy disfata, ndaj Newcastles dhe Tottenham.

Chelsea ndërkohë ndodhet në pozitën e 10-të me 29 pikë dhe kanë vetëm 2 fitore në 11 ndeshjet e fundit në Premier League.

Dy skuadrat tashmë kanë publikuar formacionet zyrtare.

Te blutë starton blerja e rekorde, Enzo Fernandez, i cili u ble për plot 107 milionë funte.

Chelsea XI: Kepa, James, Thiago Silva, Badiashile, Cucurella, Enzo Fernández, Gallagher, Mount, Ziyech, Mudryk, Havertz.

Fulham XI: Leno, Tete, Diop, Ream, Robinson, Palhinha, Reed, Decordova-Reid, Andreas Pereira, Willian, Mitrovic.

Dueli fillon nga ora 21:00.

/GazetaSinjaliSport/