image Formacionet zyrtare: Cagliari - Napoli, Rrahmani startues në ndeshjen që mund t'i ngrit në krye të Serie A-së

Futboll

Formacionet zyrtare: Cagliari – Napoli, Rrahmani startues në ndeshjen që mund t’i ngrit në krye të Serie A-së

news image

Napoli ka mundësinë e artë që ta rrëmbejë kreun e tabelës në Serie A, shkruan Sinjali Sport.

Kaltërebardhërit luajnë ndaj Cagliarit në udhëtim në kuadër të xhiros së 26-të, në “Sardegna Arena”.

Skuadra e Spalletit ka para saj një mundësi mjaft të mirë që të bëhet lider i elitës së futbollit italian, pasi dy rivalët për titull, Milani që barazoi dhe Interi që humbi lëshuan pikë.

Napoli momentalisht gjendet në vendin e tretë me 53 pikë, kurse Milan që kryeson ka 56 pikë, por që për shkak të golaverazhit mund të jetë e para në Serie A.

Në anën tjetër vendasit gjenden në pozicionin e 18-të me 21 pikë të grumbulluara, ku rrezikojnë rënien nga liga.

Në këtë takim nga minuta e parë do të paraqitet reprezentuesi i Kosovës, Amir Rrahmani, i cili vazhdon të jetë titullar te mysafirët.

Formacionet zyrtare janë këto:

Cagliari (3-5-2): Cragno; Goldaniga, Lovato, Altar; Bellanova, Baselli, Grassi, Deiola, Dalbert; Joao Pedro, Pereiro.

Napoli (3-4-2-1) : Ospina; Rrahmani, Koulibaly, Juan Jesus; Lorenzo, Demme, Zielinski, Mario Rui; Elmas, Mertens; Petagna.  /GazetaSinjaliSporti/