image Formacionet zyrtare: Barcelona - Dynamo Kiev

Futboll

Formacionet zyrtare: Barcelona – Dynamo Kiev

news image

Blaugranët zhvillojnë sonte një ndeshje vendimtare në Ligën e Kampionëve.

Barcelona e pret në shtëpi Dynamo Kievin nga ora 18:45 në kuadër të xhiros së tretë të Ligës së Kampionëve

Pas dy xhirove të luajtura befasish, Barça gjendet në pozitën e fundit pa pikë, kurse Dynamo Kiev ka një pikë në vendin e tretë.

Duke marrë parasysh gjendjen në tabelë ‘Blaugranët’ sonte kanë opsion të vetëm fitoren, kurse ukrainasit do të mundohen të shkaktojnë befasi dhe të marrin të paktën një pikë në shtëpi.

Këto janë formacionet zyrtare të dyja ekipeve:

Barcelona: Ter Stegen, Dest, Pique, Busquets, Depay, Lenglet, L.De Jong, Alba, Mingueza, Gavi, F. De Jong

Dynamo Kiev: Buschan, Sydorchuk, Shaparenko, De Pena, Tsygankov, Mykolenko, Zabarnyi, Buyalskiy, Syrota, Supryaha, Kedziora /Gazeta Sinjali Sporti/