image Formacionet zyrtare, Atletico Madrid - Real Madrid

Futboll

Formacionet zyrtare, Atletico Madrid – Real Madrid

news image

Atletico Madrid dhe Real Madridi do të luajnë derbin e qytetit në kuadër të xhiros së 35-të në La Liga, transmeton Sinjali Sport.

Real Madridi tashmë është kampion i La Ligas dhe kjo ndeshje do të jetë më shumë për prestigj, teksa për Atletico Madridin kjo ndeshje është e një rëndësie mjaft të madhe në luftën për të përfunduar në katërshen e parë.

Djelmoshat e Simeones në pozitën e katërt me 61 pikë, tre më shumë se Real Betisi që ndodhet në pozitën e pestë me 58 pikë.

Është përfolur se Atletico Madrid mund t’i bëjë ‘gardën e nderit’ skuadrës rivale Real Madrid pasi këta të fundit fituan titullin e La Ligas, megjithatë Simeone i ka mohuar këto zëra, duke theksuar se ai e respekton klubin e Real Madrid, por ka më shumë respekt për tifozët e klubit të tij, pasi sipas tij kjo do të ishte mosrespektuese ndaj tifozëve të tij.

Formacionet zyrtare Atletico – Real Madrid:

Atletico Madrid: Oblak, Gimenez, Savic, Vrsaljko, Reinildo, Kondogbia, Koke, Llorente, Carrasco, Cunha, Correa.

Real Madrid: Lunin, Vasquez, Millitao, Vallejo, Nacho, Casemiro, Camavinga, Kroos, Asensio, Rodrygo, Mariano.

Përballja fillon nga ora 21:00.

/GazetaSinjaliSport/