image Formacionet zyrtare: Atletico Madrid - Manchester United

Futboll

Formacionet zyrtare: Atletico Madrid – Manchester United

news image

Kryendeshja e mbrëmjes në futbollin evropian është ajo në mes Atletico Madrid dhe Manchester United, shkruan Sinjali Sport.

Dueli i dy gjigantëve evropian zhvillohet në “Wanda Metropolitano”, në Madrid ku do jetë e gjithë vëmendja e futbolldashësve.

Dy skuadrat këtë sezon kanë lënë për të dëshiruar për formën e dobët të treguar, ku që të dyja gjenden në vendet e katërta në ligat përkatëse.

Los Colchoneros edhe pse e fituan sezonin e kaluar Laligën, këtë stinor nuk janë të njëjtit, duke pasur luhatje, kurse djajtë e kuq përkundër transferimeve të mëdha si Ronaldo, Varane, Sancho si dhe trajneri i ri, Rangnick, nuk kanë treguar rezultate pozitive.

Ky duel do jetë interesant edhe për shkak të rivalitet mes Cristiano Ronaldos me Atleticon, pasi në kohën kur luante për Real Madridin e kishte rival lokal, si dhe është skuadra e preferuar për t’i shënuar gola, pasi deri tash i ka shënuar 25 gola e 9 asistime në 35 ndeshje në të gjitha garat.

Portugezi edhe sot starton ndaj madrilenëve, pasi formacionet zyrtare janë publikuar, e ato janë:   

/GazetaSinjaliSporti/