image Formacionet zyrtare: Atalanta - Inter

Futboll

Formacionet zyrtare: Atalanta – Inter

news image

Kampioni aktual i Serie A-së, Interi luan ndaj Atalantas në derbin e xhiros së 22-të në ligë, shkruan Sinjali Sport.

Atalanta është nikoqire e Interit në “Gewiss Stadium”, me fillim nga ora 20:45.

Nerazzurri vije pas triumfit në Superkupën e Italisë, pasi u shpall kampion në sfidën ndaj Juventusit.

Skuadra e Inzaghit ka hyrë në një ecuri të fitoreve në elitën italiane, ku kanë tetë fitore rresht dhe synojnë triumfin e radhës.

Në anën tjetër ekipi nga qyteti i Bergamos, nuk ka humbur në tre ndeshjet e fundit dhe dëshiron ta vazhdojë këtë formë.

Interi me 49 pikë kryeson në Serie A, kurse Atalanta me 41 pikë mban pozitën e katërt.

Formacionet zyrtare janë publikuar:

ATALANTA (3-4-2-1): Musso; Djimsiti, Demiral, Palomino; Pezzella, Freuler, Koopmeiners, Freuler; Pasalic, Pessina; Muriel. 

INTER (3-5-2): Handanovic; D’Ambrosio, Skriniar, Bastoni; Darmian, Barella, Brozovic, Calhanoglu, Perisic; Sanchez, Dzeko. /Gazeta Sinjali Sporti/