Chelsea përballet me Aston Villan, në kuadër të ‘Boxing Day’, përcjell Sinjali Sport.
Blutë luajnë në udhëtim me fillim nga ora 18:30 në xhiron e 19-të të elitës angleze.
Chelsea në pesë ndeshjet e fundit kanë pësuar rënie, pasi kanë dy fitore, dy barazime dhe një humbje.
Ekipi londinez ka humbur vendin e parë e po ashtu edhe të dytin, kurse tash ka 38 pikë në vendin e tretë.
Vendasit me 22 pikë gjenden në vendin e dhjetë.
Formacionet zyrtare janë publikuar:
Aston Villa: Martinez; Targett, Cash, Mings, Konsa; Douglas Luiz, Ramsey, Sanson; Watkins, Buendia, Ings.
Chelsea: Mendy; T. Silva, Chalobah, Rudiger; James, Kante, Jorginho, Alonso; Mount, Hudson-Odoi, Pulisic. /Gazeta Sinjali Sporti/