Chelsea do të përballët me skuadrën e Leicester Cityt në finale të Kupës FA shkruan Sinjali Sport.
“Blutë” kanë rastin për të fituar trofeun e parë këtë sezon nën urdhrat e menaxherit, Thomas Tuchel, por së pari duhet ta kalojnë sfidën e quajtur Leicester City.
Për Leicesterin, kjo është hera e parë që arrijnë në finale dhe kanë një mundësi të artë për të shkruar historinë e klubit.
Takimi fillon nga ora 18:15, në arenën madhështore “Wembley”.
Ky nuk do të jetë takimi i fundit mes këtyre skuadrave për këtë edicion, pasi që në ligë do të ballafaqohen në ndeshjen e ardhshme, ku do të përballen për pozitën e tretë.
Formacionet zyrtare të dy ekipeve:
Chelsea: Kepa, Azpilicueta, Thiago Silva, Rudiger, James, Kante, Jorginho, Alonso, Ziyech, Werner, Mount.
Leicester City: Schmeichel, Castagne, Fofana, Soyuncu, Evans, Thomas, Ndidi, Tielemans, Perez, Ihenacho, Vardy. /Gazeta Sinjali Sporti/