Real Madrid e pret Shakhtar Donetskun në kuadër të xhiros së katër në Champions League, shkruan Sinjali Sport.
Los Blancos janë nikoqir me fillim nga ora 18:45 në stadiumin “Santiago Bernabeu”.
Ky takim është i veçantë për mbretërit, pasi në rast se shënojnë do të arrijnë në kuotën e 1000 golave në Ligën e Kampionëve, duke u bërë skuadra e parë që arrin këtë shifër.
Galaktikët me gjashtë pikë janë në vendin e dytë në grupin D, duke ndarë pozitën e parë me Sheriffin që ka po ashtu 6 pikë, veçse ndeshjet direkte e kategorizojnë në krye.
Në anën tjetër ukrainasit me një pikë janë të fundit dhe nëse pësojnë disfatë sonte iu zvogëlohen gjasat për kualifikim në rrethin e ardhshëm.
Formacionet zyrtare janë publikuar për këtë ballafaqim:
Real Madrid: Courtois; Carvajal, Militao, Alaba, Mendy; Kroos, Casemiro, Modric; Lucas Vázquez, Benzema, Vinicius
Shakhtar: Trubin; Dodô, Marlon, Matviyenko, Ismaily; Maycon, Stepanenko; Tetê, Alan Patrick, Mudryk; Fernando /Gazeta Sinjali Sporti/