image Formacionet startuese: Real Madrid – Sevilla

Futboll

Formacionet startuese: Real Madrid – Sevilla

news image

Real Madrid pret Sevillën në derbin e mbrëmjes në ndeshjen e vlefshme për javën e 35-të në La ligë, transmeton Sinjali Sport.

“Los Blancos” të dëshpëruar nga eliminimi në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve nga Chelsea, mirëpo të lumtur me brazimin e djeshëm në takimin mes Barcelonës dhe Atletico Madrid.

“Mbretërit” do kërkojnë fitoren, e cila do t’i mundësojë që të ngritët në pozitnë e parë në tabelë, pasi që momentalisht janë në vend të tretë me 74 pikë dhe rivali Atletico ka 77 sosh në krye të ligës, mirëpo duelet direkte e favorizojnë skuadrën e Zizous të kryesojë.

Në anën tjetër Sevilla do kërkojë fitoren pas humbjes javën e kaluar dhe t’i rikthehet garës për titull, duke e ditur që renditen në pozitën e katër me 70 pikë, shtatë më pak se “Los Colchoneros”.

Kjo ndeshje do të zhvillohet në stadiumin “Alfredo Di Stefano” me fillim nga ora 21:00.

Formacionet zyrtare të publikuara janë këto:

/Gazeta Sinjali Sporti/