image Formacionet startuese në gjysmëfinalen: Itali – Spanjë

Futboll

Formacionet startuese në gjysmëfinalen: Itali – Spanjë

news image

Gjysmëfinalja mes Italisë dhe Spanjës është në program sonte, shkruan Sinjali Sport.

Përballje e shpeshtuar kjo mes dy kombëtareve, pasi në tre Evropianet e fundit u përballen, në EURO 2008 Spanja e eliminoi përmes penaltive, pastaj në EURO 2016, Italia e mposhti Spanjën në 1/8 e finales 2-0, ndërsa në EURO 2012, në finale Stuhia e Kuqe e deklasoi Azzurrin 4-0.

Sot në ora 21:00 në “Wembley” të Anglisëm, fillon ky super derbi.

Formacionet zyrtare janë publikuar për këtë ballafaqim:

Itali: Donnarumma; Di Lorenzo, Bonucci, Chiellini, Emerson; Barella, Jorginho, Verratti; Chiesa, Immobile, Insigne.

Spanjë: Simon; Azpilicueta, Laporte, Garcia, Alba; Koke, Busquets, Pedri; Olmo, Torres, Oyarzabal.

/Gazeta Sinjali Sporti/