Napoli është nikoqir i Torinos në javën e tetë në elitën e futbollit italian, shkruan Sinjali Sport.
Bardhëkaltërit presin torinezët në “Diego Armando Maradona” me fillim nga ora 18:00.
Napoli është e vetmja skuadër në Serie A me bilanc perfektë duke i pasur të gjitha fitore.
Torino në anën tjetër ka tetë pikë në pozitën e 12-të.
Amir Rrahmani nis nga fillimi për vendasit, kurse Etrit Berisha dhe Mërgim Vojvoda janë në bankën rezervë te mysafirët.
Napoli (4-2-3-1): Meret; Di Lorenzo, Rrahmani, Koulibaly, Mario Rui; Fabian Ruiz, Anguissa; Politano, Zielinski, Insigne; Osimhen. Rezervë. Ospina, Marfella, Juan Jesus, Ghoulam, Elmas, Demme, Lobotka, Lozano, Mertens. Trajner. Spalletti.
Torino (3-4-2-1) : Milinkovic-Savic; Djidji, Bremer, Rodriguez; Singo, Lukic, Mandragora, Ansaldi; Linetty, Brekalo; Sanabria. Rezervë. Berisha, Aina, Buongiorno, Izzo, Vojvoda, Zima, Baselli, Pobega, Rincon, Belotti, Warming, Zaza. Trajner. Juric.