image Formacionet startuese: Napoli – Cagliari/ Rrahmani titullar i padiskutueshëm

Futboll

Formacionet startuese: Napoli – Cagliari/ Rrahmani titullar i padiskutueshëm

news image

Napoli luan ndeshjen e xhiros së gjashtë në shtëpi ndaj Cagliarit, shkruan Sinjali Sport.

Blutë presin në “Diego Armando Maradona” nga ora 20:45, skuadrën e Cagliarit.

Vendasit po kalojnë formën jetësore, ku janë ekipi i vetëm në Serie A me të gjitha fitore në këtë edicion, derisa mysafirët kanë vetëm dy pikë në pozitën e 19-të.

Në këtë takim nga fillimi do luajë përsëri mbrojtësi kosovar, Amir Rrahmani, i cili duket se ia ka zënë vendin Manolas.

Formacionet zyrtare janë publikuar për këtë ballafaqim:

Napoli (4-2-3-1):  Ospina; Di Lorenzo, Rrahmani, Koulibaly, Mario Rui; Anguissa, Fabian Ruiz; Politano, Zielinski, Insigne; Osimhen. Coach: Spalletti.

Cagliari (4-5-1): Cragno; Caceres, Walukieëicz, Godin, Zappa; Nandez, Deiola, Marin, Strootman, Lykogiannis; Joao Pedro. Coach: Mazzarri /Gazeta Sinjali Sporti/