Real Madrid rikthehet në Santiago Bernabeu edhe në kompeticionin e Ligës së Kampionëve, shkruan Sinjali Sport.
Los Blancos presin në shtëpinë e rinovuar skuadrën e Sheriff Tiraspol, nga ora 21:00.
Mbretërit fituan takimin e parë të grupit ndaj Interit, kurse moldavët mposhtën Shakhatarin, duke e ndarë që të dyja pozitën e parë në grupin D.
Formacionet për këtë duel janë publikuar.
Ancelotti për këtë takim ka vendosur ta inkuadrojë nga fillimi Eden Hazard, që mungoi dy ndeshjet e fundit, kurse Toni Kroos është në bankë dhe pritet të debutojë për këtë sezon sonte.
Real Madrid: Courtois; Nacho, Militao, Alaba, Miguel Gutiérrez; Camavinga, Casemiro, Fede Valverde; Hazard, Benzema, Vinicius.
Sheriff: Athanasiadis; Costanza, Arboleda, Dulanto, Cristiano; Thill, Addo; Traoré, Kolovos, Castañeda; Yakhshiboev. /Gazeta Sinjali Sporti/