image Formacionet në Coppa Italia: Inter - Empoli

Futboll

Formacionet në Coppa Italia: Inter – Empoli

news image

Interi do të takohet me Empolin në kuadër të 1/8-ës së finales në Coppa Italia, raporton Sinjali Sport.

Nerazzuri është nikoqir në “Giuseppe Meazza”, nga ora 21:00, në këtë ndeshje eliminuese.

Skuadra e qytetit të Milanit luan për herë të parë këtë sezon në këtë Kupë, pasi disa nga skuadrat e mëdha deri në këtë fazë nuk kanë pasur kundërshtar.

Empoli në anën tjetër është kualifikuar pas dramës ndaj Veronas, që e fitoi me rezultat 4-3.

Ylli i Empolit, Nedim Bajrami shënoi në atë ndeshje, ndërsa sot së bashku me Ardian Ismajlin janë në stol ndaj Interit, kurse Kristjan Asllani starton.

Formacionet për këtë takim janë publikuar:

INTER (3-5-2): Radu; D’Ambrosio, Ranocchia, Dimarco; Dumfries, Vidal, Gagliardini, Vecino, Darmian; Correa, Lautaro.

EMPOLI (4-3-1-2): Furlan; Marchizza, Viti, Romagnoli, Fiamozzi; Asllani, Stulac, Bandinelli; Zurkowski; Cutrone, Pinamonti. 

/Gazeta Sinjali Sporti/