image Formacionet: Empoli - Inter/ Ismajli dhe Bajrami titullarë

Futboll

Formacionet: Empoli – Inter/ Ismajli dhe Bajrami titullarë

news image

Kampioni në fuqi i Italisë, Interi viziton Empolin në xhiron e 10-të të Serie A-së, raporton Sinjali Sport.

Nerazzurri është mysafir i Empolit sot nga ora 20:45.

Zikaltërit kanë 18 pikë në vendin e tretë, derisa vendasit janë në pozitën e 12-të me po aq poena.

Formacionet janë dalur dhe shihet se për nikoqirët nga fillimi startojnë dyshja shqiptare: Ardian Ismajli dhe Nedim Bajrami.

Empoli: (4-3-1-2): Vicario; Stojanovic, Ismajli, Luperto, Parisi; Zurkovski, Ricci, Bandinelli; Bajrami; Pinamonti, Cutrone.

Inter (3-5-2): Handanovic; Ranocchia, Skriniar, Bastoni; Darmian, Barella, Brozovic, Gagliardini, Dimarco; Lautaro Martinez, Sanchez. /Gazeta Sinjali Sporti/