image Formacionet e mundshme: Osasuna-Real Madrid, rikthehet Ramos

Futboll

Formacionet e mundshme: Osasuna-Real Madrid, rikthehet Ramos

news image

Real Madridi sonte e zhvillon ndeshjen e javës së 18-të në La Liga në udhëtim te Osasuna, shkruan Sinjali Sportiv.

Me fitore eventuale sonte, ‘Los Blancos’ do të rrëmbenin edhe pozitën e liderit në tabelë, pasi momentalisht kanë dy ndeshje më shumë se Atletico Madridi.

Ndeshja mes Osasunas dhe Real Madridit zhvillohet nga ora 21:00 në ‘El Sadar’, teksa tani janë bërë të ditura edhe formacionet e mundshme.

Formacioni i mundshëm i Osasunas: Herrera; Roncaglia, D Garcia, Hernandez, Cruz; Moncayola, Oier, Brasanac; R Garcia, Calleri, Torres.

Formacioni i mundshëm i Real Madridit: Courtois; Vazquez, Ramos, Varane, Mendy; Modric, Casemiro, Kroos; Asensio, Benzema, Vinicius.

Te skuadra madrilene për shkak të lëndimeve edhe sonte do mungojnë Luka Jovic e Rodrygo Goes, teksa Dani Carvajal do mungojë shkaku i kartonëve. /Sinjali Sportiv/.