Finalja e Superkupës së Evropës mes Chelseat dhe Villarrealit është në program sonte, shkruan Sinjali Sport.
Fituesi i Ligës së Kampionëve, Chelsea takohet me atë fituesin e Ligës së Evropës, Villarrealin.
Anglezët fituan me rezultat minimal ndaj Manchester Cityt, 1-0, kurse Villarreali e mposhti me anë te penaltive skuadrën tjetër nga Manchesteri, atë të Unitedit.
Ky takim fillon në ora 21:00 në stadiumin e Irlandës Veriore “Windsor Park”.
Formacionet e mundshme për këtë ballafaqim janë këto:
Chelsea: Mendy, Zouma, Silva, Rudiger, James, Kante, Kovacic, Alonso, Ziyech, Havertz dhe Werner.
Villarreal: Asenjo, Gaspar, Mandi, Albiol, Moreno, Foyth, Morlanes, Trigueros, Pedraza, Nino dhe Moreno. /Gazeta Sinjali Sporti/