image Formacionet e mundshme: Holandë – Turqi

Futboll

Formacionet e mundshme: Holandë – Turqi

news image

Sonte përballen Holanda dhe Turqia në kuadër të kualifikimeve për botërorin “Katar 2022”.

Kombëtarja e Holandës dhe ajo e Turqisë do të ballafaqohen sonte nga ora 20:45.

Pas 5 ndeshjeve të zhvilluara në grupin G prin Turqia me 11 pikë, ndërsa Holanda është e dyta me 10 pikë aq sa ka edhe Norvegjia në vendin e tretë.

‘Tulipanët’ para tifozëve të tyre kërkojnë vetëm tre pikë nga ky duel në mënyrë që të bëjnë një hap të madh drejt kualifikimit tutje.

Në anën tjetër Turqia do të ishte e kënaqur edhe me një pikë nga kjo transfertë shumë e vështirë.

Formacioni i mundshëm i Holandës: Bijlow; Dumfries, De Vrij, Van Dijk, Malacia; Wijnaldum, de Jong, Klaassen; Berghuis, Memphis, Gakpo

Formacioni i mundshëm i Turqisë: Bayindir; Celik, Ayhan, Demiral, Muldur; Under, Yazici, Yokuslu, Calhanoglu, Karaman; Yilmaz. /Gazeta Sinjali Sporti/