Pas tri ndeshjeve radhazi pa fitore, me bilanc prej dy humbjeve dhe një barazimi, Chelsa do tentojë të kthehet te fitorja sot në Premier Ligë, shkruan Sporti në Sinjali.
‘Blutë’ do takohen me rivalin lokal, Fulhamin, në ndeshjen e vlefshme për javën e 19-të.
Vlen të theksohet se Fulhami nuk di për fitore në shtatë ndeshjet e fundit në kampionatin anglez, duke regjistruar një humbje dhe gjashtë barazime radhazi.
Fulhami do të hyjë në ndeshje me disa mungesa të theksuara si ajo e Tom Cairneyt dhe Mario Leminas, teksa Aleskandar Mitrovic është në dyshim.
Formacioni i mundshëm i Fulhamit: Areola; Aina, Andersen, Adarabioyo; Tete, Reid, Reed, Anguissa, Robinson; Lookman, Cavaleiro.
Kurse, Frank Lampard nuk do të ketë sot në dispozicion vetëm N’Golo Kanten për shkak të suspendimit.
Formacioni i mundshëm i Chelseas: Mendy; James, Zouma, Silva, Chilwell; Kovacic, Jorginho, Mount; Pulisic, Werner, Ziyech.
Ndryshe, ndeshja mes Fulhamit dhe Chelseas zhvillohet nga ora 17:30 në ‘Craven Cottage’. /Sporti në Sinjali/.