Napoli do të përballet me Empolin në kuadër të xhiros së 17-të në Serie A, raporton Sinjali Sport.
Napolitanët e presin Empolin në arenën ‘Diego Armando Maradona’, me fillim nga ora 18:00.
Skuadra e Spalletit synon fitoren e cila e vendos në krye të tabelës së elitës italiane, pas barazimit të djeshëm të Milanit.
Napoli ka 36 pikë në pozitën e katërt dhe me fitore del në vendin e parë, ku Milani ka 39 pikë, kurse Empoli me 23 pikë gjendet në vendin e dhjetë.
Nga fillimi për vendasit do të paraqitet edhe kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, i cili është titullarë i padiskutueshëm.
Për mysafirët starton reprezentuesi i Shqipërisë, Ardian Ismajli.
11-shet startuese janë këto:
Napoli (4-2-3-1): Ospina; Di Lorenzo, Rrhamani, Juan Jesus, Mário Rui; Demme, Zieliński; Politano, Ounas, Elmas; Mertens.
Empoli (4-3-1-2): Vicario; Stojanovic, Luperto, Ismajli, Parisi; Zurkowski ,Stulac, Henderson; Bajrami; Pinamonti, Cutrone. /Gazeta Sinjali Sporti/