image Formacione zyrtare, Real Madrid - Barcelona

Futboll

Formacione zyrtare, Real Madrid – Barcelona

news image

Real Madridi dhe Barcelona kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme të javës së nëntë në La Liga.

Los Blancos dhe Blaugranët janë gati për El Clasicon e parë të sezonit, e cila pritet të zhvillohet në Santiago Bernabeu me fillim nga ora 16:15.

Ekipi i Carlo Ancelottit vjen në këtë ndeshje me formë të lartë dhe pa humbje deri tani këtë sezon, teksa synon tri pikët para tifozëve vendas për të blinduar pozitën e parë.

Edhe ekipi i Xavit ka formën e njëjtë me 7 fitore dhe 1 barazim në tetë ndeshjet e para dhe synojnë rezultat pozitiv në Bernabeu për të vazhduar kryesimin e tabelës.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Real Madrid: Lunin, Carvajal, Militao, Alaba, Mendy, Kroos, Modric, Tchouameni, Valverde, Benzema, Vini Jr.

Barcelona: Ter Stegen, Balde, Eric Garcia, Kounde, Robergo, De Jong, Pedri, Busquets, Lewandowski, Raphinha, Dembele.

/GazetaSinjaliSport/