Trendi më i ri i thonjve është ai i thonjve të shpuar. Quhet pikërisht kështu, sepse në thonj përveç ngjyrës dhe dizajnit, krijohet një vrimë në forma të ndryshme.
Kjo formë e re e thonjve për herë të parë u pa në thonjtë e këngëtares së njohur shqiptare, Rita Ora, transmeton Sinjali.
Ajo përmes rrjetit social Instagram, tërhoqi vëmendjen e ndjekësve pasi që thonjtë e saj ishin të shpuar.
Këtë formë të thonjve tashmë e kanë kthyer në trend dhe mbetet të shihet se a do ta përdorë ndokush nga artistët vendor./Sinjali/