Dita e 36-të e luftës Rusi-Ukrainë, është shënuar me shpërthime të shumta dhe miliona njerëz që ikin nga agresioni rus, pavarësisht përpjekjeve të shumta për të arritur një marrëveshje paqeje.
Sipas informacioneve zyrtare ukrainase, forcat ruse kanë shkatërruar një depo nafte në rajonin lindor të Ukrainës, Luhansk, raporton The Guardian.
Kryetari i administratës shtetërore rajonale të Luhansk, ka publikuar pamje të cilat tregojnë pasojat e granatimeve të vendit në Lysychansk.