Kryetari i bashkisë së Skadovsk, një qytet-port në rajonin e Kherson të Ukrainës dhe zëvëndësi i tij janë rrëmbyer nga forcat ruse, sipas ministrit të Jashtëm të Ukrainës, shkruan skynews.
Oleksandr Yakovlyev dhe zëvendësi i tij Yurii Palyukh dyshohet se janë rrëmbyer gjatë ditës së sotme. Rusia ka pohuar se ka nën kontroll të gjithë rajonin e Kherson tani. Kjo nuk është hera e parë që zyrtarët ukrainas raportohet se janë rrëmbyer që nga fillimi i luftës.
Kryetari i bashkisë së qytetit jugor të Dniprorudne, Yevheniy Matvieyev dhe kryetari i bashkisë së Melitopol, Ivan Fedorov, thuhet gjithashtu se janë rrëmbyer.