Forcat e Armatosura të Ukrainës vazhdimisht po publikojnë informata të ndryshme në lidhje me situatën në vendin e tyre pas sulmeve ruse.
Këto forca së fundmi kanë publikuar disa dokumente, të cilat sipas tyre janë të ushtrisë ruse, të cilat janë harruar nga ta nga “paniku”, transmeton Gazeta Sinjali.
Në bazë të këtij postimi, forcat ukrainase thonë se në këto dokumente ka planfikime për luftë në Ukrainë, të miratuara më 18 janar të këtij viti.
Po ashtu, kanë bërë të ditur se në dokumente përshkruhet që pushtimi të zhvillohet brenda 15 ditëve.
“Dhe ne do t’u themi një gjë okupatorëve rusë: lërini pajisjet dhe dokumentet sekrete, do të na duhen, e para – për mbrojtësit tanë, dhe e dyta – për Hagën”, thuhet në postimin e forcave ushtarake të Ukrainës.
Російські окупанти втрачають не тільки техніку та живу силу.
— ВОЇНИ УКРАЇНИ???????? (@ArmedForcesUkr) March 2, 2022
В паніці вони лишають і таємні документи.Так,у нашому розпорядженні опинилися планувальні документи одного з підрозділів батальйонної тактичної групи 810ї ОБМП Чорноморського Флоту РФ.
Докладніше:https://t.co/3EU7Udii06 pic.twitter.com/FIwlKZNtls