image Foden krahason Haaland me Agueron: Janë të ngjashëm

Futboll

Foden krahason Haaland me Agueron: Janë të ngjashëm

news image

Phil Foden thotë se Erling Haaland është “i frikshëm” para portës dhe “shumë i ngjashëm” me legjendën e Manchester Cityt, Sergio Aguero, por gjithashtu ka paralajmëruar se mund të duhet pak kohë që norvegjezi të mësohet në Premier League.

City shpenzoi 52 milionë funte për Haalandin duke e fituar garën ndaj disa skuadrave të mëdha evropiane për shërbimet e norvegjezit.

Foden ka qenë i impresionuar me Haaland deri më tani, pasi e ka parë atë të shënojë në debutimin e tij në një ndeshje parasezonale me Bayern Munich, dhe e ka krahasuar atë me Agueron – i cili shënoi rekord 260 gola për Cityn midis 2011 dhe 2021.

Foden mendon se Haaland do të ketë nevojë për kohë për t’u përshtatur me ritmin e futbollit anglez, megjithatë, siç tha ai kur u pyet për shokun e tij të ri të skuadrës nga Sky Sports: “Para portës ai është i frikshëm.

Të gjithë e dinë rekordin e tij të golave, sa shënon, por ai po vjen në një ligë krejtësisht tjetër, futboll shumë më të shpejtë, kështu që mund t’i duhet pak (kohë) për t’u mësuar me të, por jam i sigurt se kur të jetë në rrjedhën e tij ai është do të jetë i pandalshëm.

Aguero është shumë i ngjashëm. Haaland gjithashtu ka të gjitha llojet e ndryshme të përfundimeve. Siç thashë, ai është i frikshëm para portës dhe nëse ne mund t’i marrim topin në zonat e duhura, ai do të jetë vërtet i rëndësishëm për ne këtë vit“, ka deklaruar ai.

/GazetaSinjaliSport/