image FMN: Ekonomia ukrainase do të tkurret për 10 për qind

Botë

FMN: Ekonomia ukrainase do të tkurret për 10 për qind

news image

Ekonomia ukrainase pritet të tkurret për 10 për qind këtë vit, si rezultat i pushtimit rus, mirëpo situata mund të përkeqësohet shpejt nëse konflikti vazhdon, ka thënë të hënën Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Raporti, i cili është përgatitur para ndarjes së 1.4 miliard dollarëve si financim urgjent i FMN-së për Ukrainën, paralajmëron se ekonomia e shtetit mund të tkurret për 25 deri në 35 për qind, bazuar në të dhënat e bruto-prodhimit të brendshëm nga Iraku, Libani dhe shtetet tjera në luftë, raporton REL.

Ivanna Vladkova Hollar, shefe e FMN-së për Ukrainën, ka thënë se autoritetet ukrainase janë duke bërë “përpjekje të jashtëzakonshme” për qarkullim të ekonomisë dhe sistemeve financiare gjatë kohës së luftës.

/GazetaSinjali/