image FMN: COVID-19 po thellon hendekun mes të varfërve dhe të pasurve

Botë

FMN: COVID-19 po thellon hendekun mes të varfërve dhe të pasurve

news image

Përmirësimi i ekonomisë botërore pas vitit të pandemisë po ndodh më shpejt se sa pritej, thotë paraprakisht FMN. Rritja ekonomike në vitin 2021 mund të arrijë 6,0 për qind, por me pabarazi të mëdha.

“Kjo krizë është si asnjë tjetër”, thuhet në njoftimin e FMN-së.

Ky vlerësim i Fondit Monetar Ndërkombëtar për pandeminë aktuale të pandemisë, shoqëron gjithë ekspertizën e organizatës bërë këtë pranverë. Por po vihet re një proces shëndoshjeje i jashtëzakonshëm, me të cilin ekonomia Washington, në kuadër të takimit që organizata mban në pranverë.

FMN pret këtë vit rritje globale të ekonomisë prej gjashtë për qind. Në muajin janar organizata mendonte se rritja ekonomike do të ishte vetëm 5,5 për qind, shkruan DW.

Edhe për vitin e ardhshëm ekonomistët e FMN janë më optimistë se më parë, ata presin që prognozat e rritjes ekonomike të jenë 4,4 për qind. Në muajin janar ishte thënë se kjo rritje do të ishte 4,2 për qind. Në vitin e krizës së koronavirusit, 2020, ekonomia botërore ra me 3,3 për qind.

Vendet në zhvillim dhe vendet që pritet të kalojnë në grupin e vendeve të industrializuara, e arrijnë nivelin e para krizës vetëm në vitin 2023. Me përjashtim të Kinës, e cila e arritur nivelin e parakrizës që vitin e kaluar.

Për Kinën, ekonominë e dytë botërore ekonomike, FMN prej që vitin 2021 të ketë rritje të madhe ekonomike prej 8,4 për qind. Zona e euros do të ketë sipas FMN, rritje ekonomike në vitin që vijon prej 4, 4 për qind. Për Gjermaninë prognozat japin rritje ekonomike 3,6 për qind. Për vitin 2022, FMN jep prognozat për zonën e euros për rritje të aktiviteteve ekonomike me 3,8 për qind. Për Gjermaninë kjo shifër është 3,4 për qind. Sidoqoftë, kjo shifër është më e lartë se sa parashikimet e deritanishme.

Por FMN paralajmëron sërish se përtëritja globale po bëhet me dy shpejtësi: vendet në zhvillim dhe ato që pritet të kthehen në vende të industrializuara e kanë të vështirë të kapërcejnë krizën ekonomike, sepse nuk kanë hapësirën e duhur financiare për të marrë masa për të mbështetur konjukturën. Përveç kësaj vendet e varfra janë në fund të radhës sa i përket shpërndarjes së vaksinave.

Në raport thuhet se ekziston rreziku që “hendeku që ekziston në standardin e jetesës midis vendeve të zhvilluara dhe vendeve të tjera, të zmadhohet më shumë se ai para pandemisë”. Sipas prognozave të FMN, humbjet e të ardhurave në vendet e varfra për frymë janë 20 për qind e pjesës së të ardhurave para pandemisë. FMN mendon se në vitin 2020 rreth 95 milionë vetë kanë rënë në varfëri dhe 80 milionë të tjerë janë më pak të ushqyer se më parë.

Të dhënat e reja të FMN thonë se vendet e varfra të botës do duhet të japin pesë vitet e ardhshme 200 miliardë dollarë për të luftuar pasojat e pandemisë. 250 miliardë dollarë të tjerë janë të nevojshme për t’u futur në grazhdën e zvogëlimit të prapambetjes kundrejt shteteve të pasura. /Gazeta Sinjali/