image Fluturimi i parë nga Italia në Kosovë bëhet me 21 maj

Kosovë

Njoftim/ Fluturimi i parë nga Italia në Kosovë bëhet me 21 maj

news image

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando, konfirmoi se fluturimi i parë direkt Kosovë-Itali do të realizohet më 21 maj.

Orlando tha se gjatë periudhës kur kanë qenë të mbyllur kufijtë i kanë dalë në ndihmë të gjithë atyre personave që kanë pasur nevojë të kthehen në Itali.

“Lajm i madh! Kemi kapërcyer të gjitha pengesat dhe fluturimi i parë i direkt Kosovë – Itali nis më 21 maj. Gjatë izolimit ne siguruam kthimin, përmes Tiranës, të të gjithë italianëve që kërkuan ndihmë. Kjo do t’i lehtësojë gjërat, përfshirë punëtorët kosovarë që kthehen në punët e tyre”, shkroi Orlando në Twitter.

Kosova vendosi të mbyllë kufijtë ajror dhe tokësor për shkak të pandemisë COVID-19./Gazeta Sinjali/